“Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha në një betejë së bashku me Pejgamberin ﷺ me një deve që e përdornim për punë fushe, e cila (nga rrugëtimi i gjatë) filloi të ngadalësohej dhe më la mbrapa karvanit. Pejgamberi ﷺ e ngërmoi nga mbrapa, pastaj më tha: - “Shitma dhe po ta lë t'i hipësh deri në Medinë.” Kur iu afruam Medinës, i kërkova leje dhe i thashë: - O i Dërguari i Allahut, sapo jam martuar. - “Çfarë nuseje ke marrë: të virgjër apo të ve?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Të ve. Abdullahu (babai im) u vra në luftë dhe ka lënë vajza të vogla, andaj jam martuar me një të ve, që ajo t'i mësojë e t'i edukojë. - “Atëherë shko te bashkëshortja jote.” Kur erdha në Medinë, i tregova dajës tim që e kam shitur devenë, por ai më qortoi. Gjithashtu i tregova se ajo ishte lodhur dhe se Pejgamberi ﷺ e kishte ngërmuar. Kur arriti Pejgamberi ﷺ, shkova dhe ia dërgova devenë e ai ma dha pagesën për të dhe pjesën time prej plaçkës së luftës, si dhe ma ktheu devenë.””