“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ketë thënë: “Secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet. Udhëheqësi është kujdestar dhe është përgjegjës për kopenë e vet. Burri është kujdestar për familjen e vet, andaj do të japë përgjegjësi për ta. Gruaja është kujdestare për shtëpinë e burrit të saj, andaj do të japë përgjegjësi për të. Shërbëtori është kujdestar për pasurinë e zotërisë së vet, andaj do të japë përgjegjësi për të.” Këto i kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, mendoj se ka thënë edhe: “Burri është kujdestar për pasurinë e babait të vet, andaj do të japë përgjegjësi për të. Pra, secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet.””