“Jahja ibn Kazeja na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme dhe Abdurrahman Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dy burra u zunë mes vete, njëri musliman, tjetri hebre. Muslimani tha: “Betohem në Atë që e ka përzgjedhur Muhamedin ndaj gjithë njerëzimit.” Hebreu tha: “Betohem në Atë që e ka përzgjedhur Musain ndaj gjithë njerëzimit.” Atëherë muslimani e ngriti dorën dhe i ra shuplakë fytyrës hebreut, kështu që hebreu shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe ia tregoi ngjarjen me muslimanin. Pejgamberi ﷺ e thirri muslimanin në fjalë dhe e pyeti rreth ngjarjes. Pasi i tregoi, Pejgamberi ﷺ tha: “Mos më mbivlerësoni kundrejt Musait, se, kur njerëzve t'u bjerë të fikët Ditën e Kiametit, do të më bjerë edhe mua, por unë do të jem i pari që do të këmdellem. Atëherë do ta shoh Musain duke u mbajtur anash Arshit. Nuk di nëse edhe atij i ka rënë të fikët dhe është zgjuar para meje apo është prej atyre ndaj të cilëve Allahu ka bërë përjashtim.””