“2416, 2417 - Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu, e ky nga Ameshi, e ky nga Shekiku se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që betohet rrejshëm për t'i përvetësuar pasurinë një muslimani, do ta takojë Allahun të hidhëruar me të.” Eshathi rrëfen: “Betohem në Allahun se ky ajet ka zbritur për mua: Kam qenë ortak me një hebre në një tokë, por ai e mohonte ortakërinë, andaj e solla para të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili më tha: - “A ke dëshmi?” - Jo, - i thashë. - “Betohu (që tërë toka është jotja) !” - i tha hebreut. - O i Dërguari i Allahut, ai do të betohet dhe do të ma marrë pasurinë, - i thashë. Atëherë Allahu i Madhërishëm e zbriti ajetin: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t'u flasë atyre, as do t'i shikojë në Ditën e Kiametit e as do t'i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.” (Ali Imran, 77)”