“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve ibn Zubejri, e ky nga Abdurrahman ibn Abdulkaëriu se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E dëgjova Hisham ibn Hakim ibn Hizamin duke lexuar suren Furkan ndryshe nga unë, ndërsa mua ma kishte mësuar vetë i Dërguari i Allahut ﷺ. Për pak sa nuk i ndërhyra (në namaz), por u ndala dhe prita derisa e kreu, pastaj e kapa për xhybe dhe e dërgova tek i Dërguari i Allahut ﷺ e i thashë: - E dëgjova këtë duke lexuar ndryshe nga ajo që ma ke mësuar mua. - “Lëshoje!” - më tha Pejgamberi ﷺ. - “Lexo!” - i tha Hishamit, e ai lexoi. - “Kështu ka zbritur”, - pastaj më tha mua: “Lexo!” . Pasi lexova, tha: - “Kështu ka zbritur. Dijeni se Kurani ka zbritur në shtatë dialekte, andaj lexojeni si t'ju vijë më lehtë.””