“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Abd ibn Zema dhe Sad ibn Ebu Vekasi u grindën për një fëmijë të një robëreshe të Zemës, andaj shkuan te Pejgamberi ﷺ. Sadi tha: - O i Dërguari i Allahut, vëllai im më ka porositur që, kur të vij në Mekë, ta kërkoj të birin e robëreshës së Zemës dhe ta marr, sepse ai është i biri i tij. - Ky është vëllai im dhe biri i robëreshës së babait tim, ka lindur në shtratin e babait tim, - tha Abd ibn Zema. Pejgamberi ﷺ e dallonte qartë ngjashmërinë e fëmijës me Utben (vëllanë e Sadit), megjithatë tha: “Të takon ty, o Abd ibn Zema. Fëmija i takon shtratit legjitim, andaj mbulohu prej tij, oj Sevdë (bint Zema) .””