“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Xhafer ibn Rebia. [t]: Të tjerë kanë thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Xhafer ibn Rebia, e ky nga Abdurrahman ibn Hurmuzi, e ky nga Abdullahu, i biri i Kab ibn Malik Ensariut se Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e takoi Abdullah ibn Hadred Eslemiun, i cili i kishte borxh, dhe e ndoqi pas. U grindën mes vete, madje i ngritën zërat. Pejgamberi ﷺ kaloi atypari dhe u tha: “O Kab!” - dhe ia bëri me dorë: gjysmën. Kështu, Kabi ia fali gjysmën e borxhit dhe e mori pjesën tjetër.”