“Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjan ibn Ujejne se Ebu Hazimi thotë se e ka dëgjuar Sehël ibn Sad Saidiun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) teksa dikush e pyeti, ndërsa mes meje dhe tij nuk kishte njeri: “Me se është mjekuar plaga e Pejgamberit ﷺ.” Ai tha: “Për këtë nuk ka mbetur dikush më i informuar sesa unë. Aliu sillte ujë me mburojën e tij, kurse Fatimja pastronte gjakun nga fytyra e Pejgamberit ﷺ. Pastaj u mor një copë hasre, u dogj dhe me të u mbulua plaga e tij (që të mos rridhte gjak).””