“Seid ibn Rabiu na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Eshath ibn Sulejmi, e ky e ka dëgjuar Muaviu ibn Suvejdin se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ na ka urdhëruar shtatë gjëra dhe na i ka ndaluar shtatë të tjera, pastaj përmendi: 1. Vizitën e të sëmurit, 2. Përcjelljen e xhenazes, 3. Lutjen për atë që teshtin, 4. Kthimin e selamit, 5. Ndihmën ndaj atij që i bëhet padrejtësi, 6. Përgjigjen ndaj ftesës, 7. Përmbushjen e asaj për të cilën dikush na është betuar .””