“Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e këtij i ka treguar Seid Makburiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që i ka bërë padrejtësi vëllait të vet, në nder a në diçka tjetër, le t'ia kërkojë hallallin sot, para se të vijë koha kur nuk vlen as dinari e as dërhemi. Nëse posedon vepra të mira, i merren në përputhje me padrejtësinë e bërë, e, nëse nuk ka vepra të mira, merren mëkatet e tjetrit dhe i ngarkohen këtij të parit.” Ebu Abdullahu (Buhariu) tregon se Ismail ibn Ebu Uvejsi ka thënë: “Makburi (komshi i varrezave) është quajtur kështu sepse banonte përskaj varrezave. Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: “Seid Makburi është i çrobëruari i fisit benu lejth, quhet Seid ibn Ebu Seidi, kurse emri i Ebu (babait të) Seidit është Kejsan.””