“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Hazim ibn Dinari se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën një enë për të pirë, ndërsa në të djathtë kishte një djalosh, kurse të vjetrit ndodheshin në të majtë të tij. Pejgamberi ﷺ iu drejtua djaloshit: - “A më lejon t'ua jap më të vjetërve?” - Jo, për Allahun, o i Dërguari i Allahut! Nuk do t'i jepja përparësi askujt për të pirë atë që më takon mua, prej asaj që ka mbetur nga ti - ia ktheu djaloshi. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ ia lëshoi ibrikun në dorë.””