“Afani na ka thënë: Na ka treguar Sahr ibn Xhuvejriu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pashë ëndërr se po e përdorja misvakun dhe, ndërkohë, më erdhën dy persona: njëri më i moshuar se tjetri. Misvakun ia zgjata më të riut, por (Xhibrili) më tha: “Fillo prej të moshuarit, andaj ia dhashë më të moshuarit.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Nuajmi e transmeton këtë hadith nga Ibn Mubareku, e ky nga Usame, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, me version të shkurtuar.””