“Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur esharinjve u pakësohen rezervat ushqimore në betejë, -ose ka thënë: Kur u pakësohet ushqimi familjeve të tyre, të gjitha rezervat e mbetura i tubojnë në një rrobë e i ndajnë mes vete në mënyrë të barabartë. Prandaj, ata janë prej meje dhe unë jam prej tyre.””