“Bishr ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Ebu Arube, e ky nga Katadja, e ky nga Nadër ibn Enesi, e ky nga Beshir ibn Nehiku se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që e liron hisen e vet që i takon te një rob, ortakut duhet t'ia paguajë nga pasuria e vet pjesën e mbetur të vlerës së robit. E, nëse nuk posedon pasuri, vlera e robit llogaritet në bazë të pjesës së mbetur (të ortakut tjetër) , pastaj prej robit kërkohet të punojë, pa e munduar tej mase (në mënyrë që ta lirojë veten plotësisht) .””