“Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Vekiu, e ky nga Sufjani, e ky nga babai i tij, e ky nga Abaje ibn Rifaje se gjyshi i tij Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me Pejgamberin ﷺ shkuam prej Tihames në Dhul Hulejfe dhe fituam disa dele e deve. Njerëzit u ngutën (për shkak të urisë) dhe i vendosën nëpër kusi për t'i zier. Kur erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ, i urdhëroi t'i derdhnin (kusitë), pastaj i ndau (bagëtitë) duke i barazuar dhjetë dele me një deve. Papritmas, një deve iku. Por, atëkohë njerëzit kishin pak kuaj, kështu që një burrë iu vërsul devesë, e gjuajti me një shtizë dhe e goditi. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ndonjëherë bagëtitë egërsohen sikurse kafshët e egra. E, nëse ndodh që t'ju ikin kësisoj, atëherë veproni në këtë mënyrë (sikurse sahabiu në fjalë) .” Rafiu i tha të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Kemi frikë se armiku do të na sulmojë nesër, e ne nuk kemi thika (për të therur bagëtitë). Vallë, a të therim me kallam?” - “Nëse përdor me mjeshtëri e me shpejtësi çfarëdo që e derdh gjakun dhe përmendet emri i Allahut gjatë therjes, hajeni, përveç (nëse derdhet gjaku) me dhëmb ose thua. Po ju shpjegoj për çfarë është fjala: sa i përket dhëmbit, (ndalohet) sepse është asht, ndërsa thoi për shkak se etiopasit e përdornin në vend të thikës”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.””