“Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Zekerija, e ky nga Shabiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Është e lejuar që kafsha e lënë peng të shfrytëzohet aq sa e ushqen dhe është e lejuar që të pihet qumështi i kafshës së lënë peng. Ai që e përdor kafshën dhe qumështin e saj, njëherazi obligohet që ta ushqejë atë.””