“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Salimi se babai i tij Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse i kamuri liron një rob që është në posedim të disa ortakëve, atëherë i kërkohet ta paguajë hisen e ortakëve (mbi robin) , në mënyrë që ta lirojë atë tërësisht.””