“Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që e liron hisen e vet në një rob të përbashkët, ndërkohë posedon pasuri të mjaftueshme, porositet që ta lirojë robin tërësisht, e, nëse nuk posedon pasuri, atëherë llogaritet vlera e hises së pronarit që e ka liruar dhe robi konsiderohet pjesërisht i liruar.” Musededi na ka thënë: “Na ka treguar Bishri nga Ubejdullahu, shkurtimisht.””