“Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E bleva Berirën, por pronarët ma kushtëzuan meritën e çrobërimit të saj. Kur këtë ia përmenda Pejgamberit ﷺ, më tha: “Liroje, sepse merita e çrobërimit i takon atij që i jep paratë.” Prandaj, e lirova. Pejgamberi ﷺ e thirri dhe i tha të zgjidhte nëse donte apo s'donte të qëndronte edhe më tej me burrin e saj. Ajo iu përgjigj: “Edhe sikur të ma jepte këtë e atë, nuk do të qëndroja tek ai.” Kështu, zgjodhi të ndahej prej tij.”