“Zuhejr ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Umare ibn Kaëkai, e ky nga Ebu Zura, e ky nga Ebu Hurejra se ka thënë: Do të vazhdoj t'i dua benu temimët. [t]: Ibn Selami më ka thënë: Na ka rrëfyer Xherir ibn Abdulhamidi, e ky nga Mugire, e ky nga Harithi, e ky nga nga Ebu Zura, e ky nga Ebu Hurejra; Po ashtu nga Umare, e ky nga Ebu Zura; se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Vazhdoj ta dua fisin benu temim, që kur e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke i thënë tri gjëra për ta: “E kam dëgjuar të thotë: “Ata do të jenë më të rreptët e umetit tim ndaj Dexhallit.” Kështu, kur erdhën lëmoshat e tyre, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Këto janë lëmoshat e popullit tonë”, e, kur një pjesëtare e tyre u robërua dhe iu dhurua Aishes, Pejgamberi ﷺ tha: “Liroje, sepse ajo është pasardhëse e Ismailit ﷺ.””