“Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Vasil Ahdebi se Marur ibn Suvejdi thotë: E pashë Ebu Dherr Gifariun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) të veshur me një palë rroba të bukura bashkë me shërbëtorin e tij, i cili po ashtu ishte veshur bukur. E pyetëm rreth kësaj, e ai na tha: “Njëherë fyeva një person, i cili u ankua te Pejgamberi ﷺ. Atëherë Pejgamberi ﷺ më tha: “A ia nënçmove të ëmën?” Dhe vijoi: “Shërbëtorët tuaj janë vëllezërit tuaj dhe Allahu i ka lënë nën sundimin tuaj. Andaj, nëse dikush prej jush e ka vëllanë e vet nën sundim, le ta ushqejë sikurse vetveten dhe le ta veshë sikurse vetveten. Mos i ngarkoni me më tepër seç mund të bartin, e, nëse ndodh t'i ngarkoni, atëherë ndihmojuni.””