“Abdulaziz ibn Abdullah Uvejsi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Hazimi, e ky nga babai i tij, e ky nga Jezid ibn Rumani se Urve tregon se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë: “O biri i motrës sime! Kishte raste kur e shihnim hënën e re, pastaj tjetrën, e edhe të tretën, pra, për dy muaj rresht, ndërkohë në shtëpitë e të Dërguarit të Allahut ﷺ nuk ndizej zjarri.” - Oj teze, po si mbijetonit? - Me dy ushqime: me hurma dhe ujë, përveç kur disa ensarë fqinjë të të Dërguarit të Allahut ﷺ, që posedonin bagëti, herë pas here i dhuronin të Dërguarit të Allahut ﷺ qumësht, të cilin na jepte për ta pirë.””