“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Ebu Hazimi, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katade Selemiu se Ebu Katade Selemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, teksa po rrija me disa shokë të të Dërguarit të Allahut ﷺ, në një vend diku përgjatë rrugës për Mekë, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte ndalur diku para nesh dhe të gjithë ishin në ihram, përveç meje, shoqëruesit e mi e panë një zebër, ndërsa unë isha i zënë duke rregulluar një opingë timen. Ata nuk më lajmëruan (për zebrën), edhe pse, në vete, donin që unë ta shihja. Papritmas, kur shikova tutje, e pashë zebrën. U ngrita, e shalova kalin dhe i hipa, por harrova ta marr kamxhikun dhe shtizën, andaj u thashë: - Ma afroni kamxhikun dhe shtizën! - Jo, për Allahun, nuk do të të ndihmojmë me asgjë në lidhje me të! - më thanë ata. Kështu, u zemërova dhe zbrita për t'i marrë vetë. Sërish i hipa kalit dhe e ndoqa zebrën derisa e qëllova me shtizë. Zebrën e vrarë ua çova shokëve, të cilët (pasi e përgatitën) filluan të hanë. Por, më pas, meqë ishin në ihramë, filluan të dyshojnë në ngrënien e mishit të saj. Ndërkohë, unë kisha fshehur një copë mishi nga këmba e përparme e zebrës dhe kështu u nisëm për ta arritur të Dërguarin e Allahut ﷺ e për ta pyetur rreth ngrënies së zebrës. Ai tha: - “Ju ka mbetur diç prej mishit të saj?” - Po, - i thashë dhe ia dhashë pjesën që e kisha ruajtur, të cilën Pejgamberi ﷺ e hëngri të tërën, edhe pse ishte në ihram. Këtë ma ka treguar Zejd ibn Eslemi nga Ata ibn Jesari, e ky nga Ebu Katadja, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”