“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Hisham ibn Zejd ibn Enes ibn Maliku se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në Merr Dhahran trembëm një lepur dhe iu lëshuam pas derisa e zumë. Unë e mora dhe ia dërgova Ebu Talhait, i cili e theri dhe kofshët ia dërgoi të Dërguarit të Allahut ﷺ, e ai i pranoi.” Hisham ibn Zejdi thotë: “E pyeta Enesin: “Vallë, (Pejgamberi ﷺ) i hëngri kofshët?” - Po, - iu përgjigj ai. Por, më vonë, ka thënë vetëm: “I pranoi (Pejgamberi ﷺ).””