“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Xhafer ibn Ijasi, e ky e ka dëgjuar Seid ibn Xhubejrin se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Umu Hufejdi, tezja e Ibn Abasit, i dhuroi Pejgamberit ﷺ pak djathë, gjalpë dhe një zvarranik të quajtur dab. Pejgamberi ﷺ hëngri djathë e gjalpë, por, nga neveria, e la dabin. Zvarraniku dab është ngrënë në sofër të Dërguarit të Allahut ﷺ, andaj, po të ishte haram, nuk do të hahej në sofrën e të Dërguarit të Allahut ﷺ.”