“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Abdurrahman ibn Kasimin, e ky nga Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se donte ta blinte Berirën, por pronarët e saj kushtëzonin përkatësinë e saj. Kur këtë gjë ia përmendën Pejgamberit ﷺ, tha: “Blije dhe liroje, sepse merita e çrobërimit i takon atij që e liron robin.” Më pas, Berira i dhuroi Aishes mish. Pejgamberi ﷺ pyeti: - “Ç'është kjo?” - I është dhënë sadaka Berirës, - i tha Aishja. - “Për të është sadaka, kurse për ne është dhuratë”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. Berirës i ishte dhënë e drejta për të zgjedhur nëse donte të vazhdonte të jetonte ose jo nën kurorë me burrin e vet. Abdurrahman ibn Kasimi thotë: “Burri i saj ka qenë i lirë ose rob.” Shuëbe thotë: “E kam pyetur Abdurrahmanin për burrin e Berirës, e ai më ka thënë: “Nuk di nëse ka qenë i lirë apo rob.””