“2583, 2584 - Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se ka thënë: Misver ibn Mahremi dhe Mervani (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë se, kur erdhi delegacioni i fisit hevazin, Pejgamberi ﷺ u ngrit ndër njerëz, e lavdëroi Allahun, ashtu siç i takon Atij, dhe tha: “E, më pas; Vërtet, vëllezërit tuaj na kanë ardhur të penduar, andaj, unë mendoj t'ua kthejmë robërit e zënë në luftë, kështu që kush dëshiron t'ua kthejë vullnetarisht , le ta bëjë, e, kush dëshiron, le t'i mbajë, derisa Allahu të na furnizojë me ndonjë plaçkë, që t'ia japim (në këmbim të robërve) .” - Po ua kthejmë me gjithë qejf, - thanë sahabët.”