“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullahu se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberit ﷺ iu rëndua dhe iu ashpërsua sëmundja, u kërkoi leje grave të tij që të mjekohej në shtëpinë time. Ato i dhanë leje. Një ditë, doli duke e mbajtur dy burra për krahësh, ndërsa këmbët e tij i shkonin zvarrë. Qëndronte mes Abasit dhe një burri tjetër. Ubejdullahu thotë: “I tregova Abdullah ibn Abasit (për këto fjalë të Aishes), e ai më tha: “A e di kush ka qenë burri tjetër, të cilit Aishja nuk ia ka përmendur emrin?” I thashë: “Jo.” Ai tha: “Ka qenë Ali ibn Ebu Talibi.””