“Kutejbe na ka treguar nga Maliku, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën një pije, ndërsa në të djathtë të tij gjendej një djalosh, kurse në të majtë gjendeshin të moshuarit. Pejgamberi ﷺ i tha djaloshit: - “A më lejon t'ua jap këtyre ?” - Jo, për Allahun! Nuk do t'i jepja përparësi askujt për të pirë atë që më takon, prej asaj që ka mbetur nga ti, - ia ktheu djaloshi. Atëherë, ia lëshoi ibrikun në dorë.”