“Muhamed ibn Xhafer Ebu Xhaferi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Fudajli, e ky nga babai i tij, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ shkoi te Fatimja, por nuk hyri në shtëpinë e saj. Kur erdhi Aliu, ajo ia përmendi rastin, i cili sakaq shkoi te Pejgamberi ﷺ për ta pyetur. Pejgamberi ﷺ i tha: “Në derën e saj pashë një perde shumëngjyrëshe.” Dhe vazhdoi: “Ç'kam të bëj unë me dynjanë?!” Aliu u kthye the i tregoi, e ajo tha: “Le të më urdhërojë çfarë të bëj me të.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Dërgoja filanit!” - një familjeje nevojtare.”