“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi se Abdullah ibn Ubejdullah ibn Ebu Mulejke tregon se djemtë e Suhejbit, i çrobëruari i Ibn Xhudanit, pretendonin se i Dërguari i Allahut ﷺ ia kishte dhuruar Suhejbit dy shtëpi dhe një dhomë. Mervani tha: “Kush dëshmon për këtë në favorin tuaj?” Ata i thanë: “Ibn Omeri.” Ai e thirri Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili dëshmoi se me të vërtetë i Dërguari i Allahut ﷺ ia kishte dhuruar Suhejbit dy shtëpi dhe një dhomë. Së këndejmi, Mervani gjykoi në bazë të dëshmisë së tij në favorin e tyre.”