“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Ejmeni se babai i tij Ejmen Habeshiu tregon: “Shkova tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila kishte të veshur një fustan nga stofi i vrazhdë, që kushtonte pesë dërhemë.” Ajo tha: “Shikoje robëreshën time, ajo refuzon ta veshë nëpër shtëpi, ndërsa në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ unë posedoja një të tillë dhe çdo grua medinase, që dëshironte të zbukurohej për bashkëshortin e vet (natën e dhëndërisë), vinte dhe ma huazonte.””