“Muhamed ibn Mahbubi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi, e ky nga Kurejbi, i çrobëruari i Ibn Abasit, e ky nga Ibn Abasi se Mejmunia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ i vendosa ujë për t'u larë. Ai filloi të hedhë ujë mbi duart e tij, që i lau dy-tri herë. Pastaj, me dorën e djathtë, i hodhi ujë së majtës dhe me të lau organet gjenitale, për ta përshkuar më pas dorën e majtë për dheu. Pastaj, vazhdoi me shpëlarjen e gojës dhe hundës, i lau fytyrën dhe duart, e lau kokën tri herë dhe i hodhi ujë tërë trupit. E, në fund, u zhvendos nga vendi ku ndodhej dhe i lau këmbët.””