“Ebu Asimi transmeton nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke, e ky nga Ukbe ibn Harithi. [t]: Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e ky e ka dëgjuar Ibn Ebu Mulejken se Ukbe ibn Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se u martua me Umu Jahjain, të bijën e Ebu Ihabit. Por, një robëreshë zezake erdhi dhe tha: “Unë ju kam dhënë gji juve të dyve.” Kur ia përmenda Pejgamberit ﷺ, ai më anashkaloi. Pastaj sërish iu afrova dhe ia përmenda, e në atë rast ai më tha: “E si pra, ndërkohë që ajo po pretendon se ju ka dhënë gji?” Kështu, e ndaloi prej bashkëshortes së vet.”