“Ubejdullah ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Iu paraqita të Dërguarit të Allahut ﷺ për Luftën e Uhudit kur isha në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, por Pejgamberi ﷺ më refuzoi. Më pas iu paraqita vullnetar edhe në Luftën e Hendekut, kur i kisha mbushur pesëmbëdhjetë vjet, e atëherë Pejgamberi ﷺ më pranoi. Nafiu thotë: “Shkova tek Omer ibn Abdulazizi, në kohën kur ishte halife, dhe ia rrëfeva këtë hadith, i cili në atë rast tha: “Ky është kufiri mes të miturit dhe të rriturit.” Pastaj u shkroi nënpunësve të vet që t'i rezervojnë vend në ushtri secilit që e ka arritur moshën pesëmbëdhjetëvjeçare.””