“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu dhe Jahja ibn Seidi, e këta nga Shuëbe, e ky nga Ibrahim ibn Muhamed ibn Munteshiri, se babai i tij, Muhamed ibn Munteshiri ka thënë: “Ia përmenda Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) (qëndrimin kritik të Ibn Omerit ndaj parfumimit gjatë ihramit) e më tha: “Allahu e mëshiroftë Ebu Abdurrahmanin! Unë e parfumoja të Dërguarin e Allahut ﷺ, pastaj shkonte te gratë e veta (bënte marrëdhënie e, pasi pastrohej), vishte ihramin, ndërsa era e parfumit vazhdonte t'i erëmonte.””