“Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Jezid ibn Haruni, e këtij i ka rrëfyer Avami, e këtij i ka treguar Ibrahim Ebu Ismail Seksekiu se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë nxori një produkt në treg dhe filloi të betohet se i kanë ofruar çmim më të shtrenjtë. Atëherë zbriti ajeti: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël...” (Ali Imran, 77) Ibn Ebu Eufai ka thënë: “Manipuluesi i çmimit të ankandit konsiderohet kamatëmarrës e mashtrues.””