“Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij, e ky nga Zejnebja se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ju po ankoheni tek unë dhe po kërkoni gjykim, por ndodh që ndonjëri të jetë më orator në argumentim se tjetri. Andaj, nëse gjykoj në favor të dikujt dhe ia shkel të drejtën vëllait të tij, duke u bazuar në fjalët e të parit, le ta dijë se po i ndaj një copë zjarri, kështu që të mos e marrë.””