“Muhamed ibn Rafiu na ka thënë: Na ka treguar Shurejh ibn Numani, e këtij i ka treguar Fulejhu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u nis për umre, por jobesimtarët kurejshë e penguan prej Qabesë. Rrjedhimisht, e theri kurbanin dhe rrojti kokën në Hudejbije dhe ra dakord me idhujtarët që, vitin e ardhshëm, të vijë në umre i çarmatosur, përveç shpatave, dhe të qëndrojë aq sa ata e lejojnë. Kështu, vitin vijues, shkoi në Mekë ashtu siç kishte rënë dakord dhe, kur i mbushi tri ditë, e urdhëruan të dalë, gjë që ai e bëri.”