“Urve ka thënë: “Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, besimtaret që bënin hixhret, i Dërguari i Allahut ﷺ i provonte me këtë ajet: “O ju që keni besuar, kur ju vijnë besimtaret të mërguara, provoni (besimin) tek ato. Allahu e di më mirë besimin e tyre. Nëse bindeni se ato janë besimtare, mos i ktheni te jobesimtarët. Ato nuk janë (bashkëshorte) të ligjshme për ta e as ata nuk janë (bashkëshortë) të ligjshëm për to. Kthejuni jobesimtarëve mehrin, që u kishin dhënë atyre. Nuk ka pengesë që t'i merrni ato për bashkëshorte, pasi t'u jepni mehrin. Mos qëndroni në martesë me idhujtare. Kërkoni atë që keni dhënë (si mehër), por dhe jobesimtarët le të kërkojnë atë që kanë dhënë (si mehër). Ky është ligji i Allahut, Ai gjykon mes jush; Allahu di çdo gjë dhe është i Gjithëdijshëm e i Urtë.” (Mumtehine, 10) Urve thotë: “Aishja ka thënë: “Asaj që e pranonte këtë kusht, i Dërguari i Allahut ﷺ i thoshte: “E pranova besën tënd” - vetëm me fjalë. Betohem në Allahun se dora e tij nuk ka prekur kurrë dorën e ndonjë femre në besatim. Me to besatohej vetëm nëpërmjet fjalëve.””