“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Jahjai, e ky nga Amra se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Berira shkoi tek ajo për t'i kërkuar ndihmë në pagesën e lirimit nga robëria. Aishja i tha: “Nëse do, mund t'ua paguaj pronarëve të tu, me kusht që merita e çrobërimit të më takojë mua. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ u kthye, ajo ia përmendi ngjarjen, e në atë rast ai i tha: “Blije dhe liroje, sepse merita e çrobërimit i takon atij që e liron robin.” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ hipi në minber dhe tha: “Ç'është puna e disa njerëzve që kushtëzojnë gjëra që nuk përkojnë me Librin e Allahut? Atij që kushtëzon diçka që nuk përkon me Librin e Allahut, nuk i pranohet, edhe në qofshin njëqind kushte.””