“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Për një musliman, që ka diçka për të lënë testament, është e udhës të mos i kalojnë dy net pa e pasur testamentin të gatshëm me shkrim.” (Këtë transmetim nga) Nafiu e fuqizon Muhamed ibn Muslimi nga Amri, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”