“Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Sufjani, e ky nga Umare, e ky nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një person e pyeti Pejgamberin ﷺ: - O i Dërguari i Allahut, cila lëmoshë është më me vlerë? - “Të japësh lëmoshë duke qenë i shëndoshë e i dhënë pas tubimit të pasurisë, ndërkohë shpreson të bëhesh i pasur e i frikësohesh varfërisë. Mos u bëj neglizhues, që, kur të të vijë shpirti në fyt, të porositësh: “Filanit jepi kaq, e filanit kaq!”, ndërkaq, ajo pasuri veç sa s'është bërë e filanit (që është trashëgimtar i saj) ”, - tha Pejgamberi ﷺ.””