“Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Nafiu, e ky nga Hasen ibn Muslimi, e ky nga Safije bint Shejbe se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur ndonjëra prej nesh bëhej xhunub, me dy duart hidhte ujë në kokë tri herë, pastaj, me njërën dorë, hidhte ujë në anën e djathtë, si dhe, me dorën tjetër, në anën e majtë.””