“Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Revh ibn Ubade, e këtij i ka treguar Zekerija ibn Is'haku, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë i tha të Dërguarit të Allahut ﷺ se i kishte vdekur e ëma dhe e pyeti: “Vallë, i bën dobi nëse jap sadaka për të?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Po.” Personi në fjalë tha: “Unë posedoj Mihrafin (kopsht në Medinë), andaj ji dëshmitar se atë po e lë vakëf për të.””