“Hasen ibn Sabahu na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Sabiku, e këtij i ka treguar Malik ibn Migveli, e ky e ka dëgjuar Velid ibn Ajzerin, i cili përmend nga Ebu Amër Shejbaniu se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “E pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, cila vepër është më me vlerë?” - “Namazi që falet në kohën e vet” , - u përgjigj ai. - Pastaj cila? - “Pastaj m irësjellja me prindërit” , - tha Pejgamberi ﷺ. - Pastaj cila? - “Lufta në rrugën e Allahut.” Pastaj heshta dhe, sikur ta pyesja më shumë, do të më tregonte edhe më tepër.””