“Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fulejhu, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Hilal ibn Aliu, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Amra se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një copë vend sa maja e harkut të shigjetës, në Xhenet, është më e çmueshme sesa tërë ajo që përshkon Dielli, që kur lind deri kur perëndon.” Po ashtu, ai ﷺ ka thënë: “Një marshim në rrugën e Allahut, qoftë në mëngjes, qoftë në mbrëmje, është më i mirë sesa tërë ajo që përshkon Dielli, që kur lind deri kur perëndon.””