“Jusuf ibn Jakub Safari na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Uleje, e ky nga Ejubi, e ky nga Humejd ibn Hilali se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ gjatë një ligjërimi tha: “Zejdi e mori flamurin dhe u vra, pastaj atë e mori Xhaferi dhe u vra, pastaj e mori Abdullah ibn Revaha dhe u vra, pastaj e mori Halid ibn Velidi, pa qenë i caktuar më parë, dhe triumfoi.” Po ashtu, tha: “Nuk do të na gëzonte aspak sikur të ktheheshin te ne (në krahasim me vendin ku kanë shkuar në Xhenet) .” Ejubi ka thënë: “Ose ka thënë: “As atyre nuk do t'u pëlqente të ktheheshin te ne”; ndërkohë sytë i lotonin.”