“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Abdullah ibn Abasi transmeton se Ebu Sufjan ibn Harbi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar se Herakliu i ka thënë: “Të pyeta se si ishte lufta juaj ndaj tij, më the se herë triumfoni ju, herë ai. Kështu është çështja e pejgamberëve: në fillim sprovohen, ndërsa fundi është në favor të tyre.””