“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e këtij i ka treguar Abdulmelik ibn Umejri se Amër ibn Mejmun Evdiu tregon: “Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ua mësonte bijve të vet këto fjalë ashtu siç ua mëson mësuesi shkrimin fëmijëve dhe thoshte se me këto fjalë i Dërguari i Allahut ﷺ kërkonte mbrojtjen e Allahut pas çdo namazi: “O Allah! Kërkoj të më mbrosh nga frika. Kërkoj të më mbrosh nga pleqëria e thellë. Kërkoj të më mbrosh nga sprovat e dynjasë dhe kërkoj të më mbrosh nga dënimi në varr!” (Transmetuesi thotë:) Këtë ia tregova Musabit e ai ma miratoi si të tillë.”